
Ashtu siç e kishin paralajmëruar banorët e fshatit Baks- Rrjoll u ngriten sërish diten e sotme në protestë duke bllokuar segmentin Shëngjin- Velipojë gjithashtu duke ndalur edhe makineritë e punimeve . Kjo ka sjell përplasje me forcat e rendit
Policia e mbeshtetur edhe nga FNSH ndërhynë duke shoqëruar mbi 20 banorë
Banorët kerkojne që punimet të ndalohen pasi sipas tyre po ju grabitet toka
Ndërsa i pranishëm në zonën ku ndodhi konflikti ishte edhe avokati i banorëve Ndu Pjetra i cili theksoi se nisja e punimve është në shkelje të ligjit pasi vendimi nuk është i zbardhur
Pas disa ore konflikt mes banoreve dhe policise u be e mundur lirimi i segmentit gjithashtu punimet u rikthyen serish .






