
Një ditë pasi u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës 11 nga personat e shpallur në kërkim pas tensioneve në Rrjoll, Policia e Shkodrës përmes komunikatës për media, ka njoftuar për ndalimin e 7 prej tyre ndërsa një punonjës I firmës ka pësuar dëmtime të rënda
Në komunikatën e policisë thuhet:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Shkodër kanë ndaluar 7 shtetas, të dyshuar për përfshirje në një protestë të zhvilluar më 28 shkurt 2026 në fshatin Rrjoll, ku mbeti i plagosur rëndë një punonjës i një kompanie sigurie private.
Në pranga ranë: P. K., 20 vjeç, banues në Luarzë; S. K., 19 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Pulaj; A. P., 46 vjeç dhe S. K., 44 vjeç, banues në Torovicë; si dhe P. M., 60 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, banues në Baks-Rrjoll.
Sipas policisë, të ndaluarit, në bashkëpunim me banorë të tjerë të zonës, kanë organizuar një protestë për të penguar punimet që po kryhen nga një firmë ndërtimi. Gjatë përplasjes, ata dyshohet se kanë goditur punonjësit e kompanisë së sigurisë private, ku njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda, si dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që po kryente punimet.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 55 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.






