Pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë në Rrjoll, ku disa banorë janë përplasur me punonjësit e policisë dhe punëtorët e një kantieri ndërtimi, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për tre shtetas.Sipas policisë, nën hetim janë vënë shtetasit F. S., 24 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, dhe F. V., 57 vjeç, banues në Shëngjin, të dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme”, “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor” dhe “Kanosja”.

Gjithashtu, procedim penal është nisur edhe ndaj shtetases A. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Baks-Rrjoll, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i shtyrë dhe duke tentuar të futen me forcë në një kantier ndërtimi. Po ashtu, ata dyshohet se kanë kanosur me fjalë punonjësit e kantierit dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve që shkonin drejt tij.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

Artikulli paraprakIFTARI I VLLAZËRISË DHE HARMONISË FETARE
Artikulli tjetërTRITOL MAKINËS SË AGJENTIT TË KRIMEVE NË LEZHË