Protesta e banorëve në fshatin Rrjoll është përshkallëzuar në përplasje me forcat e policisë, duke sjellë edhe nisjen e një procedimi penal ndaj një 19-vjeçari nga Durrësi.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi ndaj shtetasit me inicialet O. B.
Ai akuzohet se gjatë protestës nuk iu bind urdhrave të policisë dhe u bë pjesë e bllokimit të rrugës për disa orë në zonën e kantierit të makinerive.
Ngjarja lidhet me kundërshtimin e banorëve ndaj punimeve në zonë, ku protesta u shoqërua me tensione të forta.
Sipas policisë, i riu ka bërë gjithashtu thirrje për veprime të dhunshme dhe, së bashku me një grup personash, ka tentuar të futet me forcë në ambientet e kantierit.
Autoritetet bëjnë me dije se qëllimi i protestuesve ishte bllokimi i punimeve dhe dëmtimi i makinerive të kompanisë “Gener 2”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Artikulli paraprakPD SHKODËR REAGON PËR ÇMIMIN E LARTË TË NAFTËS
Artikulli tjetërBAHÇALLEK- BËRDICË, DITËT E PUSHIMIT RRISIN TRAFIKUN