Këshilltarët Bashkiak të Kukësit, Hasit dhe Tropojës i kanë dërguar një peticion presidentit Ilir Meta, lidhur me burgosjen e 4 kuksianëve që u arrestuan pas protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit”.

Në letrën drejtuar presidentit i kërkohet që të ushtrohet autoriteti ligjor i Presidentit për lirimin e 4 të burgosurve dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë.

Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dheTropojës,

ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë.

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Hasit dhe Tropojës
Anëtarët e këshillit Bashkiak kanë shkruar së do të vazhdojnë të jenë në mbrojtje të tyre deri në shpalljen e pafajshme të protestuesve.

Në peticionet e dërguara ndaj kreut të shtetit lexohet kërkesa e tyre dhe emrat e nënshkruar.

Më 31 mars, banorë të qarkut të Kukësit protestuan dhe dogjën traun e pagesës në Rrugën e Kombit, akt që çoi 23 persona në pranga, katër nga të cilët janë ende në qeli.

Ndërsa qeveria pritet në vijim të bëjë publike tarifën e re për banorët e qarkut të Kukësit, në Rrugën e Kombit të gjithë po qarkullojnë pa pagesë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAPJA E NEGOCIATAVE, BUSHATI: NUK ËSHTË E LEHTË, JEMI PARA NJË “PËRPJETE”
Artikulli tjetërKLD REFUZOI TË SHKARKOJË 4 GJYQTARËT, ETILDA GJONAJ: DITË E ZEZË PËR DREJTËSINË