Protestat janë rikthyer të enjten në Shkodër, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën në zonën e Trumës për të marshuar më pas drejt bashkisë së Shkodrës. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe të ndryshme kundër politikave qeveritare por dhe opozites.

Pas marshimit në rrugët e qytetit, protestuesit u pozicionuan para bashkisë Shkodër, ku mbajtën fjalime dhe shprehen qendrimet e tyre lidhur me shqetësimet që protestojnë.

Kjo është protesta e tretë që zhvillohet në Shkodër gjatë javëve të fundit kundër qeverisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, 1,294 LEGALIZIME NË PESË MUAJT E PARË TË VITIT
Artikulli tjetërROTARY CLUB SHKODËR MBYLL VITIN ROTARIAN 2025–2026