Për rreth dy orë kryetari i PD-së, Lulzim Basha u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

Basha dha detaje nga dëshmia e tij në prokurori, ndërsa shtoi se në fokus është fakti që organizatorët dhe dhunuesit të vendosen para drejtësisë.

Ai tha për mediat se Berisha me aktet e 8 janarit tregoi se është si një aleat i vyer i qeverisë.

“Ditë në të cilën nuk do të kishim ardhur kurrë për interesat e askujt. Kjo është një nga dëmet që po i shkaktohet familjes tonë politike. Megjithatë ndonëse PD, ishim pre e një sulmi barbar dhe të dhunshëm. Kërkojmë që të vendosen përgjegjësit para drejtësisë dhe i them demokratëve që nuk do të biem në këtë kurth ku na do kundërshtari politik, por duhet të jemi në krye të betejës. Edhe tani Berisha me aktet e 8 janarit është dëshmuar si një aleat i vyer i qeverisë. Sot, kjo prokurori duhet të gëlonte nga personat e arrestuar për inceneratorët. Me aktet dhe veprimet e tij përçarëse, Berisha është përpjekur ta pengojë këtë. Dua të theksoj se ai nuk ia ka dalë. Së pari s’ja ka dalë të imponohet me aktet e dhunës, siç nuk imponohet asnjë pakicë. Demokratët ia kanë dalë të tregojnë se janë më shumë se një person i vetëm. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe do i japë fund tranzicionit”, tha Basha.

PROTESTA
Basha mbërriti në orën 13:44 në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për 8 janarin. Basha do të pyetet për protestën e 8 janarit dhe atë që ndodhi në selinë e PD. Ndërkohë që në prokurori ka qenë dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Basha ishte thirrur në orën 12:00 në prokurori, por ka shkuar në orën 13:44 minuta, teksa më pas Bardhi është larguar nga organi i akuzës.

Artikulli paraprakSHKODËR, TYMI TOKSIK MBULON QYTETIN
Artikulli tjetër“NDAJ TIRANËS VETËM PËR 3 PIKË”, THOMAS BRDARIC: NDESHJE E RËNDËSISHME, POR NUK VENDOS SEZONIN