Një protestë e organizuar sot nga qytetarë dhe shoqëria civile është zhvilluar përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Dhjetëra persona u mblodhën për të kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë.

Kjo frikë u ngrit pas një deklarate të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzis, i cili ishte shprehur për një televizion helen se Shqipëria kishte rënë parimisht dakord që të zbatohej regjimi i 12 miljeve detare. Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë, në një dalje televizive shpjegoi se çështja e 12 miljeve ishte një keqkuptim i madh që buronte ngas injoranca e pseudo-patriotëve në Shqipëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPTARIT I GJENDEN LAPTOP E THIKA GREKËT: DO ARRATISEJ NGA BURGU
Artikulli tjetërMAKINA HAP ZJARR NË DREJTIM TË NJERËZVE, DISA TË PLAGOSUR NË ITALI