TIRANË

Me sa duket Policia e Shtetit ka vendosur të ulë numrin e efektivëve që do të mbajnë rendin dhe qetësinë në protestën e sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, 3 ditë pasi godina e tij u shemb nga fadromat e Bashkisë.

Raportohet se 300 punonjës policie janë të angazhuar, si dhe forcat e rendit, Shqiponjat dhe dy njësi të FNSH por më pak trupa se në protestat e kaluara. Do të ketë dhe efektivë të RENEA-s që do të monitorojnë nga lart protestën dhe personat e rrezikshëm.

Një grup i FNSH-së dhe autobotet me ujë do jenë të pozicionuara te Kryeministria të gatshëm për të ndërhyrë. Efektivët e policisë ndërkohë janë të pajisur me maska kundragazi. Në gatishmëri do jenë dhe zjarrfikësit.

Artikulli paraprakSITUATA POLITIKE, PRESIDENTI META THËRRET NË TAKIM OPOZITËN E BASHKUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, “UNË JAM GRUSHTI I FORTË I MUNGUEM I MIGJENIT”. TË RINJTË E TEATRIT “MIGJENI” PROTESTË KUNDËR SHEMBJES SË TK