Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë drejtpërdrejtë protestat e zhvilluara nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar, megjithatë nuk i ka kursyer mesazhet e nënkuptuara.

Duke publikuar disa foto nga Teatri i Operas dhe Baletit, tashmë i rokonstruktuar, kreu i qeveri shprehë keqardhjen që yje të konematografisë shqiptare janë shuar pa pasur mundësinë për të luajtur në një skenë ashtu siç e meritonin, e ndërsa thotë se përgjigje për këto protesta do të jetë Teatri i Ri që do ua vërtetëojë që e kanë pasur gabim që e kanë kundërshtuar.

Ironia nuk ka munguar edhe për opozitën më konkretisht, si forca politike që iu bashkuan kësaj proteste, duke i cilësuar si partitë e tallashit e teneqesë, dy materiale të cilat sipas ekspertëve përbënin godinën e Teatrit.

“Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapësire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m’u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar.

Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar!

Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale! Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar,

përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe disa të rinj që gabimisht u janë “bashkuar” ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet”, shkruan Rama.

Për më shumë se dy orë, në protestën e thirrur nga Aleanca u mblodhën pasditen e djeshme përpara Ministrisë së Brendshme kundër shembjes së Teatrit, e ndërsa kanë bërë me dije se protestat do të vijojë të mërkurën në orën 17:30.

Artikulli paraprakPAK ORË PAS PROTESTËS PËR TEATRIN/ BASHA MBLEDH ALEATËT DHE AMBASADORËT E BE
Artikulli tjetërSOT MË NXEHTË SE DJE, POR SËRISH KOHË E VRENJTUR!