Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plas masash në kuadër të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Mësohet se policët janë pajisur me maska kundër gazit, ndërkohë që Ministria e Brendshme është ‘blinduar’ me një mur hekuri ndarës, pasi aty do të nisë protesta.

Ndërkohë, që policia i ka bërë thirrje mediave që të largohen nga perimetri që cilësohet si i rrezikshëm nëse përshkallëzohet situata siç ndodhi dhe dje.

Ku protestuesit u sulën me zemërim ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme, ku qëlluan me gurë, apo dhe tek Kryeministria.

Artikulli paraprakRAMA NË SHTËPINË E KLODIAN RASHËS, 25-VJECARI I VRARË NGA POLICIA
Artikulli tjetërVRASJA E TË RIUT NGA POLICI, NJË TJETËR QYTET I BASHKOHET PROTESTAVE. LEZHJANËT MBLIDHEN TEK ‘OBELISKU’