Një nga problemet me të cilat po përballet transporti urban në Shkodër dhe që u parashtrua në protestën e sotme është edhe munegsa e korsive të dedikuara për lëvizjen e autobuzëve. Artur Baci është një nga shoferët që prej tre vitesh mbulon shërbimin e transportit urban dhe trafiku I rënduar gjatë gjithë vitit në akset rrugore nga sheshi Parrucë deri në Xhabije por edhe nga sheshi në lagjen Rus deri në sheshin pranë Spitalit është një sfidë.

Korsitë e dedikuara do të ishin zgjidhja më e mirë në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve të transportit urban bën të ditur shoferi.

Kjo nuk ështe hera e parë që Transporti Urban në Shkodër kërkon nga pushteti lokal mbështetje për vijimin e ofrimit të këtij shërbimi për qytetarët shkodranë. Trafiku I rënduar gjatë verës shkakton edhe më shumë vonesë në mbërritjen në stacion të autobuzëve dhe sipas shoferit, krijimi I korsive të dedikuara do të ishte një zgjidhje që kërkon kohë por tepër efektive

Artikulli paraprakSHKODËR, FIKEN AUTOBUZËT, SHËRBIMI URBAN NË PROTESTË
Artikulli tjetërPROTESTA E TRANSPORTIT URBAN, REAGON BASHKIA SHKODËR