
Komuniteti shqiptar në Amerikë zhvilloi një protestë kundër asaj që e quajnë, instalimi i diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, për të cilën akuzojnë si autor, manjatin George Soros. Ata kanë protestuar me parullat: Jo Shqipëri Sorosiane! Të bashkuar për një qëllim: Shqipërinë si gjithë Europa! Ndërsa janë degjuar edhe thirrjet “Rama ik”
Organizatorët thonë se do t’i kërkojnë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, nga korrupsioni, vjedhja e votave, mungesa e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.
Për tubimin që u zhvillua në Uashington ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, që thotë se përkrahja e tyre i shumëfishoi forcat. Për kreun e shtetit, Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në një parti shtet. Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se Shqipëria nuk do të kthehet kurrë në një parti shtet.
“Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!
Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë. Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!
Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA! Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless America! God bless Albanian-American friendship” përfundon mesazhi i presidentit të vendit mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale.






