Ne lidhje me protesten e organizuar nga te rinjte e Forumit Rinor te Partise Demokratike , ka reaguar edhe deputeti i PD Bardh Spahia.

“Bravo Rinise Shkodrane!”- me kete shprehje ka hapur statusin e tij deputeti demokrat duke shprehur keshtu mbeshtetjen e tij per protesten e te rinjve.

Ata sot protestuan per gjendjen dhe situaten e pa tolerueshme qe po kalon vendi, per varferine ekstreme, per shtetin e kthyer ne nje organizate kriminale qe drejton kultivimin dhe trafikimin e kanabisit dhe drogave te tjera, korrupsionin ekstrem, talljen dhe persekutimin qe qeveria i ben Shkodres. E gjithe kjo situate ka cuar te rinjt ne humbjen e shpreses dhe largimi nga vendi si e vetmja alternative.Ata ishin sot ne shesh per ti thene Edvin Rames qe jane ai dhe banda e tij qe duhet te largohen. Ky vend i perket te rinjve dhe njerezve te ndershem”-perfundon shkrimi i Bardh Spahise.

Te rinjte e FRPD protestuan paraditen e se shtundes duke marshuar me pankarta ne duar ne pedonalen e qytetit e me pas edhe perpara kinema “Millenium” ku u mblodh edhe Keshilli Kombetar i Territorit.