Donald Trump luajti me frikërat e amerikanëve për globalizim dhe i mëshoi “retorikës së trazirave”, për të fituar zgjedhjet.

Këtë koment dha nga Athina ku ndodhet për vizitë zyrtare, presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

“Së pari më duhet të them që jam tejet i habitur nga rezultati i zgjedhjeve. Është vënë re një retorikë e frikës dhe e frustrimit te presidenti i zgjedhur, që bashkuar me teknologjinë dhe rrjetet sociale ka provokuar një lëvizje popullore, por kjo jo domosdoshmërisht është e lidhur me faktet”.

obama-tsipras

Ndërsa kryeministri grek Cipras tha se vendi i tij nuk i druhet një ndryshimi të politikës së jashtme amerikane me Trump president.

“Edhe pse dikush në Europë i frikësohet ndryshimit të politikës së jashtme amerikane, ne duhet të ndërtojmë ura. Unë nuk besoj se në të ardhmen do të ketë shumë ndryshime në marrëdhëniet tona”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Cipras, të dy liderët nënvizuan rëndësinë e uljes së borxhit grek, i cili aktualisht vlerësohet 177% i Prodhimit të Brendshëm Bruto të Greqisë.

Mbrëmjen e së martës, mijëra protestues u përleshën me policinë pak metra nga rezidenca ku autoritetet greke pritën Obamën. Disa prej protestuesve mbanin në duar pankarta me shkrimin “i padëshirueshëm”, drejtuar presidentit amerikan.

Artikulli paraprak“TERRORISTËT”, TË SHPËRNDARË NËPËR GJERMANI
Artikulli tjetërWHATSAPP PREZANTON RISINË QË TË GJITHË PRISNIN