Një i ri 20 – vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e përleshjeve me policinë gjatë demonstratave të dhunshme në Venezuelë.

Bilanci i viktimave gjatë protestave ka shkuar në 36 deri tani. Pamje të dhunshme janë publikuar në mediat ndërkombëtare, ku makina të blinduara shfaqen duke shtypur protestuesit. Qindra protestues të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë javëve të fundit në protestat kundër Presidentit Maduro.

Ky i fundit, sipas protestuesëve, po bën gjithçka për ta fituar pushtetin absolut. Një protestë paqësore e grave është parashikuar të zhvillohet më vonë gjatë ditës si shenjë solidariteti kundër dhunës së përdorur nga Maduro.