Në zonat e votimit në Phoenix, Arizona dhe Detroit, Michigan ka pasur protesta gjatë pasdites së djeshme jashtë qendrave të numërimit të votave.

Këto demonstrata janë pro Trump, ku rreth 200 persona u mblodhën jashtë këtyre qendrave të votimit.

Me pankarta në duar ata bënin thirrje për të arrestuar zyrtarët që janë marrë me numërimin e votave.