Protestat anti-Trump, thyhen xhama biznesesh dhe makinash

Të veshur me të zeza, aktivistë protestues kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump gjatë ditës së tij të betimit kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe automjeteve në Uashington, si dhe u përleshën me policinë duke hedhur gaz molotov, ndërkohë që forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese. Rreth 500 persona, disa prej të cilëve duke mbajtur maska dhe shaje për të mbuluar fytyrat e tyre, marshuan përmes qendrës së qytetit, duke thyer xhamat e degës së Bankës së Amerikës, disa ambienteve të “McDonald’s”, si dhe një dyqan “Starbucks”, që të gjitha simbole të sistemit kapitalist amerikan. Turma, e cila mbante parulla dhe të paktën një shenjë ku lexohej “bëjini racistët frikësues sërish”, u shpërndanë vetëm pak minuta më vonë pasi policia nisi të përdorte forcën. Rreth 900 mijë njerëz ishin mbledhur përpara Capitol Hillit, ku Trumpi do të betohej, ndërkohë që pati edhe një paradë përgjatë sheshit “Pennsylvania” drejt Shtëpisë së Bardhë dhe në pjesë të tjera të qendrës së Uashingtonit. Më herët, aktivistët liberalë me një grup të ndarë veçmas të quajtur “Disrupt J20”, bllokuan disa pika kontrolli sigurie, që të çonin drejt zonave të lejuara për publikun me pamje nga ceremonia. Disa prej tyre u shoqëruan nga policia.

Artikulli paraprakVAJZA SHQIPTARE TENTON VETËVRASJEN MAJË SHTYLLËS SË TENSIONIT TË LARTË
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK VDESIN DY SHQIPTARË,PLAGOSEN DY TE TJERE