
Bashklia e Shkodres ka reaguar pas protestave dy ditore te banoreve rom ne qytetin e Shkodres.
Ne nje postim ne faqen zyrtare te Bashkise se Shkodres, citohet se :“Për herë të parë, Bashkia e Shkodrës, e vetmja ndër bashkitë e Qarkut të Shkodrës, e ndër krejt të paktat Bashki në Shqipëri, alokon burime financiare domethënëse në ndihmë të famijleve rome dhe egjiptiane për përmirësimin e kushteve të banimit, furnizimin me shërbime publike, për ofrimin e shërbimeve sociale në ndihmë dhe për integrimin e fëmijëve dhe familjeve. Për herë të parë përmes projekteve dhe aktiviteteve të financuara, në bashkëpunim edhe me donatorë dhe vullnetarë që këtë vit e më pas në vitet në vijim synojmë: • të krijojmë kushte sociale më të mira për komunitetin rom dhe egjiptian që jetojnë në territorin e bashkisë së Shkodrës. • të ndikojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin rom dhe egjiptian. • në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve për këtë komunitet dhe ofrim të hapësirave për socializim dhe zhvillim aktivitetesh të ndryshme. • të përmirësojmë aksesin në shërbime dhe respektimin e të drejtave njerëzore për komunitetet vulnerabël si edhe komuniteti rom dhe egjiptian. Në kuadër të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve, projekti “Qendër multidisiplinare sociale – mjekësore për komunitetin rom dhe egjiptian”, do ndërtohet, do funksionojë dhe do ofrojë shërbimet, brenda komunitetit rom dhe egjiptian, me qëllimin kryesor, ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe rritjen e numrit të përfituesve.”


