Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili po zhvillojnë një takim me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi ka nisur rreth orës 18:30 minuta në selinë blu.

Në qendër të bisedës mes dy drejtuesve të forcave më të mëdha opozitare në vend është strategjia për aksionin opozitar me protestat që pritet të kulmojnë në janar. Basha dhe Kryemadhi po koordinojnë aksionin për protestat me qëllim largimin e qeverisë “Rama 2”. Pas protestës së fundit në 18 dhjetor kur u zgjodh kryeprokurorja e re Arta Marku, opozita paralajmëroi se në janar do të rifillonte aksioni.

Edhe pse nuk ka një datë se kur do të zhvillohet protesta e radhës, burime për Report Tv pohojnë se do të jetë pas datës 20 Janar. Megjithatë nga takimi i sotëm pritet që të zbardhen detaje të reja për strategjinë dhe sigurisht për datën.

Artikulli paraprakTHERNIN KAFSHË NË AMBIENTET E BIZNESIT, GJOBË RESTORANTIT TË NJOHUR
Artikulli tjetër77 VJEÇARI I JEP FUND JETËS ME ARMËN E GJAHUT