Protestat në Paris, policia përdor gaz lotsjellës kundër studentëve

Policia në Francë përdori gaz lotsjellës kundër studentëve në Paris, të cilët bllokuan 16 shkolla të mesme, në shenjë proteste ndaj përdhunimit të dyshuar të një afrikano-amerikani nga policia. Kjo është protesta e fundit që mbahet në kryeqytetin francez kundër përdhunimit të dyshuar dhe abuzimeve të tjera të policisë. Viktima, i njohur publikisht vetëm si Theo, thuhet se është rrahur nga policia dhe përdhunuar me një shkop, pasi është ndaluar më 2 shkurt. Katër policë janë pezulluar derisa vazhdojnë hetimet. Policia tha se protestat e sotme kanë qenë të paligjishme pasi nuk kanë pasur leje paraprake.