Disa persona ishin në pjesën e sipërme të portës “Maqedoni”, dhe kanë hedhur kartëmonedha, të cilat kanë qenë të shtypura në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, (të përgatitur dhe të printuar nga kompjuteri).

Gazetarët që kanë xhiruar këtë akt, janë sulmuar nga katër persona që kishin qëndruar në pjesën e larët të portës “Maqedoni” dhe pastaj kanë ikur nga vendi i sulmit. Në pjesën e epërme të portës “Maqedoni” qëndrojnë ende disa persona, ndërsa policia po bën përpjekje që të arrestojë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarëve. Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër koalicionit LSDM dhe partive shqiptare si dhe zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Protestuesit në Shkup filluan para Qeverisë për të marshuar rrugëve drejt Kuvendit. Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Shtip, Kumanovë, Prilep dhe Kërçovë.

Artikulli paraprakMERKEL: ARRESTIMI I GAZETARIT NGA ANKARAJA, AKT I HIDHUR DHE ZHGËNJYES
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, RESHJE SHIU DHE…