Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, njoftoi se ka urdhëruar vendosjen e më shumë se 5,000 trupave të Gardës Kombëtare në të gjithë shtetin.

Së bashku me më shumë se 2,000 oficerë policie të Lone Star State do të jenë për të ndihmuar zbatimin e ligjit lokal në përballimin e protestave kundër Presidentit Donald Trump dhe bastisjeve federale ndaj migrantëve.

Disa trupa u vendosën në një protestë të mërkurën në mbrëmje në qendër të San Antonios. Më shumë protesta janë planifikuar në qytete duke përfshirë Hjustonin dhe Austin, si pjesë e demonstratave mbarëkombëtare “Pa Mbretër” të shtunën.

Artikulli paraprakRRËZIMI I AVIONIT NË INDI/ GJENDEN 208 TRUPA, NJË PASAGJER I MBIJETUAR
Artikulli tjetërJO VETËM PASAGJERË, POR EDHE BANORË MES VIKTIMAVE! SHKON MBI 300 NUMRI I TË VDEKURVE