RAMA Kryeministri Rama është pritur me protestë në Shkodër nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike me thirrjet “Rama Ik”.

Teksa të rinjtë demokrat protestonin me thirrjet “Rama Ik”, kryeministri iu drejtua atyre me dy gishta. Kryeministri zgjodhi të ecte në këmbë deri tek hyrja e rektoratit por nuk ishte e këndshme për të sepse protestuesit nuk u mjaftuan vetëm me thirrjet “Rama Ik’.

Sapo kreu i qeverisë u fut në universitet për takimin me studentët, të rinjtë e FRPD tentuan të afrohen drejt rektoratit por hasën në rezistencën e policisë duke u konfrontuarNë fund të protestës kryetari i FRPD tha se kryeministri është i korruptuar ndaj kërkojnë largimin e tij nga qeveria. Kreu i FRPD tregon edhe momentin e konfrontimit me policinë.

Forcat e policisë nuk bërë shoqërimin e asnjë prej protestuesve të rinj ndërsa të rinjtë demokrat nga sheshi 2 prilli do vijojnë protestën e tyre në çadrën e lirisë përpara kryeministrisë.

Artikulli paraprakGJEJNË HEROINË E KANABIS NË PARABURGIMIN E DURRËSIT POR S’DIHET SHITËSI
Artikulli tjetër“PËR QYTETARET APO PËR POLITIKEN”