Një kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe protestave demokratike e quan Paulin Maçaj procesin gjyqësor që do të nisë ndaj tij.

I akuzuar për protesta të paligjshme para dy viteve për dëmshpërblimet e padhëna, banorët e njësisë Dajç do të jenë në mbështetje të tij. Banorët shprehen se nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveçse të drejtën e tyre që janë dëmshpërblimet e përmbytjeve. Të martën Paulin Maçaj do të ketë një proces gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë ndërsa përpara gjykatës banorët e zonave të përmbytura do zhvillojnë një protestë në mbështetje të Maçajt.