Rinovimi i lejes për ndertimin e HEC-eve në Kaçinar të Mirditës, ka ngritur në proteste banoret e 7 fshatrave të kësaj njesie administrative. Ata u mblodhen këtë të hënë para Bashkisë Mirdite, duke kundërshtuar keto projekte që sipas tyre ju marrin burimet ujore dhe shkatërrojnë këtë zonë.
Banoret e fshatrave të Kaçinarit u priten dhe nga kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, sipas të cilit kompania ka paraqitur dokumentacionin ligjor të dhëna nga institucionet qendrore, por bashkia do të respektoje vullnetin e shumices së banoreve.
Koncesioni për ndërtimin e 5 HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018, por deri tani kompania nuk është lejuar nga banoret të nisë punën në terren.