Lejet e dhëna për ndërtimin e katër HEC-eve në zonën e Kalivares, Mesulit dhe Kimzës në Pukë u kundërshtuan sërish nga banorët. Ata zhvilluan një protestë para Bashkisë së Pukës, duke shprehur shqetesimin per keto projekete, të cilat sipas tyre dëmtojnë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone me potencial të lartë turistik.Sipas banorëve, ata nuk janë pyetur për këtë çeshtje, ku kane bere dhe kallezim penal ne prokurori për falsifikim të firmave.
Me banorët u takua edhe kryetari i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj. Ai tha se lejet për ndërtimin e HEC-eve janë dhënë nga qeveria, por institucioni që ai drejton do të jete krah banoreve për të kundërshtuar dhe ndaluar këto projekte.
Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Pukë janë dhënë që prej vitit 2023, por kanë hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2025, pas plotësimit të dokumentacionit të plote nga kompania Be-is SHPK.Por banoret e tre fshatrave shprehen te vendosur, per te mos lejuar nisjen e punes ne terren.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS NDËRTIMI I QENDRËS SË MOSHËS SË TRETË NË LEZHË
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN REZULTAT E PROVIMIT TË GJUHËS SË HUAJ, JA KU MUND TA GJEJNË NOTËN E TYRE MATURANTËT