Dhjetëra banorë të fshatit Lufaj, në njësinë administrative Selitë të Mirditës dhe Gjocaj të Matit, protestuan kundër veprimeve të kompanisë “Seka Hidropower”, e cila ka ndërtuar një hidrocentral duke futur në tuba lumin Urakë. Banorët denoncojnë se për shkak të këtij investimi, zona ka mbetur pa ujë vaditës, ndërkohë që janë vërejtur edhe dëme mjedisore, përfshirë hedhjen e inerteve në lum.

Komuniteti kërkon që kompania të respektojë kontratën, sipas së cilës ndalohet përdorimi i ujit të lumit gjatë muajve maj-tetor, periudhë që përkon me sezonin e mbjelljeve dhe uji është thelbësor për bujqësinë. Ata paralajmërojnë se do i rikthehen ligjeve të vjetra nëse institucionet përfshirë dhe SPAK nuk reagojnë.

Me shqetesimin e banoreve u bashkua edhe Administratori i Njesisë Selitë Vladimir Gjikolaj, sipas të cilit HEC-et po e shkatërrojnë këtë zonë.
Sinkron VLADIMIR GJIKOLAJ ADMINISTRATOR I NJESISE SELITE
Banorët qëndruan për rreth 60 minuta pranë godinës së hidrocentralit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, ndërsa paralajmëruan se do të përshkallëzojnë reagimin nëse kompania nuk vepron konform kontratës dhe nuk leshon ujin për vaditje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARRI PËRFSHIN FSHATIN KAMICË, U RREZIKUAN BANESAT
Artikulli tjetërQËLLOI ME ARMË ZJARRI NË KUNE, SHAPALLET NE KERKIM 21-VJEÇARI