
Banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë pretendojnë se persona të pushtetshëm po tentojnë t’i marrin rreth 1 mijë dynym tokë.
Duke pretenduar se janë pronarë të kësaj toke banorët thonë se këta persona i kanë të falsifikuar dokumentet ndërsa akuzojnë edhe sistemin e drejtësisë.
Banorët thonë se do ta mbrojnë me jetët e tyre tokën në fshatin Rrjoll të Velipojës.
Banorët e Rrjollit protestuan ndaj asaj që ata e quajnë padrejtësi ndërsa deklaruan se protestat e tyre do vijojnë sërish.


