
Një grup të rinjsh në Lezhës zgjodhen të të flasin ndryshe, jo me fjalime, por me një protestë simbolike, ku bankat e shkollës u kthyen në zëdhënëse të problemeve që ndjekin çdo ditw nxënësit.Ata u mblodhen në qender të qytetit dhe përmes kësaj forme artistike dhe ironike, ata sollën në skenë një panoramë të zymtë të sistemit arsimor, shkolla që mburren me fasada e jo me përmbajtje, mungesë shërbimesh bazë, mungesë transparence dhe një administrim lokal që hesht përballë kërkesave të komunitetit arsimor.
Vetë nxënësit që morën pjesë në protestë theksuan se arsimimi sot duket më shumë si një platformë për interesa politike sesa si një proces zhvillimi për të rinjtë.
Ky reagim vjen në një moment ku gjendja në shkollat e Lezhës vazhdon të përkeqësohet, ndërsa diskutimet mbi zgjidhjet mbeten të kufizuara dhe larg prodhimit të politikave konkrete që do të përmirësonin realisht kushtet për nxënësit dhe mësuesit.