
Kjo është gjendja e rrugës së “Telit” që lidh një pjesë të zonës së Fushë-Milotit në Kurbin, me autostraden Milot-Thumanë.Segmenti me gjatës 1.5 km ka degraduar plotësisht, duke i bërë thuajse i pakalueshem, përshkak të gropave që në kohe me shi mbulohen nga uji dhe balta.
Mungesa e infrastruktures ngriti në protestë banoret, të cilët thonë se pavarësisht ankesave të vazhdueshme në këtë zonë nuk është investuar asnjëherë dhe kjo situatë ju ka vështiresuar jetesen.Premtimet për rehabilitimin e rrugës nuk kanë munguar për çdo fushatë elektorale gjatë dekadës së fundit, por vetem janë mashtruar tregojnë banoret.
Rruga e “Telit” në Fushë-Milot ju shërben rreth 1 mijë banoreve të kësaj zone dhe as me buxhetin e këtij viti Bashkia e Kurbinit, nuk ka planifikuar investime në këtë zonë.