Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.

Dhjetëra mbështetës të AK me flamuj në duar dhe me pankarta kundër qeverisë janë nisur nga zona e Myslym Shyrit për tu bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve, ku do ti drejtohen bulevardit përpara kryeministrisë.