Protestuan kudër rritjes së çmimit të biletave të autobusëve të linjës Petrelë-Tiranë, por përfunduan nën hetim, pasi sipas policisë protesta e tyre ishte e paligjshme.

Nën hetim janë XH.Ç., L.K., E.K., F.D. dhe F.B., përkatësisht 55, 35, 32, 32 dhe 48 vjeç, për akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme. Të gjithë me banim në Petrelë, një ditë më parë, akuzohen se në sheshin e fshatit, kanë protestuar pa leje në lidhje me rritjen e çmimit të biletës së linjës urbane Petrelë-Tiranë.

Procedimi nisi nga efektivët e komisariatit numër 1 në Tiranë, e më pas materialet hetimore në ngarkim të 5 protestuesve u referuar në Prokurorinë e Tiranës.