Maturantët në Shkodër kanë përfunduar sot provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një nga testimet më të rëndësishme të Maturës Shtetërore. Pas daljes nga qendrat e provimit, shumë prej maturantëve u shprehën se teza ishte e një niveli mesatar vështirësie dhe se temat e përfshira ishin në përputhje me programin mësimor.

Ndërkohë, procesi i zhvillimit të provimit u zhvillua normalisht dhe pa probleme të raportuara në qendrat e testimit. Tashmë maturantët do të vijojnë përgatitjet për provimet e radhës, me synimin për të përmbyllur me sukses një nga etapat më të rëndësishme të jetës së tyre shkollore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBILANCI I POLICISË LEZHË PËR MUAJIN MAJ
Artikulli tjetërZVA: GJITHÇKA GATI PËR PROVIMIN E GJUHËS SHQIPE