Provimi i matematikës për maturantët rezultoi ndryshe nga ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë. Pas daljes nga provimi i matematikës, maturantët në Shkodër thonë se pyetjet nuk ishin edhe aq të vështira si dhe më ndryshe se sa nga provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë që çoi në protesta maturantët në shumë qytete të Shqipërisë

Për disa maturantë provimi i matematikës mund të ketë patur ndonjë kleçkë por sërish nuk mund të krahasohet me atë të gjuhës shqipe që solli një revoltë tek maturantët

Më përpara maturantët paralajmëruan se nuk do të futen në provimin e matematikës por në fakt pjesa më e madhe e tyre kanë marrë pjesë në provim duke mos e humbur këtë shans dhe duke e ditur se mund të mbesin në vjeshtë. Të paktën në Shkodër në gjitha shkollat pjesëmarrja ka qenë thuajse maksimale edhe pse edhe në Shkodër pati një protestë nga ana e maturantëve.