Maturantët shkodranë I janë bashkuar protestave në të gjithë vendin pas, një ditë pas përfundimit të testit të maturës shtetërore në lëndën e Matematikës. Pretendimet e tyre janë se teza kishte një nivel mbi mesatar dhe temat e përfshira ishin jashtë programit që ishin përgatitur në shkollë. Disa prej tyre flasin edhe për presion të ushtruar nga ana e administratorëve dhe vëzhguesve të Ministrisë së Arsimit.

Maturantët kërkojnë që Ministria e Arsimit të ulë nivelin për pikëve për notën minimale duke mos penalizuar asnjë nxënës nga ky provim.

Maturantët paralajmërojnë se nëse nuk marrin një përgjigje zyrtare pas dërgimit të kërkesave të tyre do të organizohen në të gjithë vendin për të mos marrë pjesë në provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje në datën 15 qershor.