Kafe, qumësht apo lëng frutash? Sipas nutricionistëve, mënyra se si nisni ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj, po nëse doni t’i bëni një të mirë të madhe organizmit, hiqni dorë nga alternativat e mësipërme dhe zëvendësojini me ujë me limon sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta. Lexoni më poshtë çfare efektesh pozitive ka në organizëm.

1.Lehtëson trejten: Limoni nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eleminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3. Rrit veprimin e sistemit imunitar: Limoni është i pasur me acid askorbik ( vitaminë C) që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike sidomos tani në verë.