Kujt besimi fetar i përkiste Gjergj Kastrioti-Skënderbeu? Në kuadër të vitit kushtuar Heroit tonë Kombëtar Mitropolia e Apolonisë dhe Fierit ka zhvilluar një shërbesë përkujtimore për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Katedralen e Shën Gjergjit në qytetin e Fierit.

Gjatë kësaj shërbese kishtare të drejtuar nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, At Dhimitri ka renditur disa fakte dhe prova që sipas tij vërtetonin se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte ortodoks. Në këtë shërbesë Mitropoliti, Hirësia e tij, Nikolla mbështeti versionin e dhënë nga at Dhimitri për besimin fetar të Heroit tonë Kombëtar, ndërsa shtoi se ai luftoi deri në fund të jetës së tij jo vetëm për mbrotjen e trojeve shqiptare, por edhe të mbarë krishtërimit.

Në shërbesën e mbajtur me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, në Kishën Shën Gjergji, që mban emrin e tij, Skënderbeu është lartësuar si një figurë madhështore.

Artikulli paraprakI DËRGONTE MESAZHE EROTIKE NXËNËSES SË MITUR, 3 VJET BURG MËSUESIT TË KASHARIT
Artikulli tjetërPËRNDJEK DHE PËRPLAS 27-VJEÇAREN, I GJEJNË ARME NË SHTËPI