Situata në kaskadën e Drinit është e tensionuar, pasi HEC Fierzë po përballet me prurje të larta natyrore. Sipas të dhënave zyrtare, prurjet natyrore të lumenjve janë të larta te HEC Fierzë, duke arritur në 1200 metra kub për sekondë, ndërsa në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës ato janë përkatësisht 350 metër kub për sekondë dhe 100 metër kub metër për sekondë.
Në të njëjtën kohë, nivelet e liqeneve janë 290.8 metra në Fierzë, 172 metra në Koman dhe 74.5 metra në Vau i Dejës.
Prodhimi I energjisë elektrike vazdhon normalisht, duke arritur në 24 mijë megavat-orë.
Sa i përket shkarkimeve, HEC Fierzë nuk po kryen shkarkime, ndërsa nga HEC Koman po shkarkohen nga 300 metra kub ujë për sekondë, dhe HEC Vau i Dejës 700 metër kub për sekondë.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë të ditur se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe se opinion publik dhe autoritetet përgjegjëse do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Artikulli paraprakMBI 100 BIZNESE U SHKRUMBUAN TE ‘5 MAJI’, AKUZA E FORTË E BERISHËS
Artikulli tjetërBOGË-THETH-TAMARË-VERMOSH NËN MONITORIM