Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun Shkodër Ilir Beqaj zhvilloi një takim me banorët e Bërdicës ku një pjesë e tyre kanë përfituar nga vendimet e qeverisë përmes skemës së subvencionit të naftës pa taksa për bujqësinë.

Beqaj, i katërti i listës së deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër theksoi edhe investimet që janë bërë në këtë zone.

Ilir Beqaj bashkë me kandidatët e tjerë për deputet mori mbështetjen e banorëve që me 25 prill do votojnë Partinë Socialiste.