Sot u dëshmua edhe një herë se sa larg realitetit qëndron Partia Demokratike. Tregtarët e Rusit, të cilët PD tentoi t’i instrumentalizonte politikisht, përshëndetën transformimin rrënjësor të realizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me AZHBR. Ky investim modern vendos një standard të ri për infrastrukturën tregtare në qytetin tonë historik.
Ironia qëndron në faktin se po ata që i lanë tregtarët për dekada të tëra në kushte çnjerëzore – në baltë, pluhur dhe mungesë higjiene elementare – sot pretendojnë të flasin në emër të tyre. Një qytet si Shkodra, simbol i qytetarisë dhe kulturës shqiptare, meritonte shumë më tepër se sa një treg që i ngjante më shumë një zone lufte.
Në mungesë të një vizioni për të ardhmen e Shkodrës, PD vazhdon përpjekjet e dëshpëruara për të diskredituar çdo investim që po transformon pamjen e qytetit tonë. Por realiteti flet më shumë se fjalët – shkodranët po shohin çdo ditë ndryshimin, nga projektet e vogla deri tek transformimet e mëdha infrastrukturore.
11 Maji shënon një moment historik për Shkodrën. Është dita kur qytetarët do t’i japin fund një epoke 30-vjeçare ku qyteti u mbajt peng nga interesat e ngushta të disa familjeve. Është koha që Shkodra të rimarrë dinjitetin dhe lavdinë që i takon.
Ata që s’kanë bërë asgjë për 30 vjet mos zgjohen tani për zgjedhje për të bërë sikur…!

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR SQARON OPINIONIN PUBLIK PËR SITUATËN E TREGTARËVE NË RUS
Artikulli tjetërNË DASHURI DHE NË PUNË MUND TË NDODHIN DISA NDRYSHIME, HOROSKOPI PËR SOT