“Shashkë” e ka quajtur presidenti Ilir Meta zyrtarizmin e kërkesës së PS-së për shkarkimin e tij. Në një reagim, fill pas daljes publike të numrit 2 të socialiste, Taulant Balla, Meta doli me një mesazh duke thënë se maxhoranca duhet të merret me krimet zgjedhore.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.