60 minuta para se Kuvendi të mblidhet për të ngritur strukturat e reja të parlamentit, dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë mbledhur grupin e tyre parlamentar. Deputetët socialistë janë mbledhur nën drejtimin e Taulant Ballës, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS. Deputetët e PS janë mbledhur në një nga zyrat e Kuvendit, ku pritet të jepen direktivat dhe porositë për seancën e sotme.

Nga ana tjetër deputetët demokratë janë mbledhur në selinë blu, nën drejtimin e Luzlim Bashës ku edhe ai do të jap porositë e tij në lidhje me emrat që do të propozohen për komisionet e përhershme të parlamentit. Gjatë paradites së sotëm, Basha mblodhi kryesinë e PD, ku u dha atyre argumentet se pse u detyrua të largojë Sali Berishën si dhe porositë se ‘çfarë duhet të thonë në deklaratat për mediat” lidhur me situatën në PD.

Konfirmohet se opozita do të ketë 3 grupe parlamentare, ku një do të jetë i PD dhe 2 do të jenë të aleatëve të saj. Opozita me 3 grupe parlamentare, Grupi i Partisë Demokratike, Grupi i Aleancën për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. Aleatët që të mundin të formojnë një grup parlamentar duhet të kenë 7 deputetë dhe për këtë Basha pritet që t’u jap aleatëve deputetë të PD për të mundur të formojnë grupet e tyre parlamentare. Në një nga grupet do të ketë në përbërje 4 aleatët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule dhe 3 deputetët e regjistruar si të Partisë Republikane, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase

PD ka vendosur të ndihmojë PDIU duke i dhënë 4 deputetë për krijimin e grupit parlamentar dhe aleatët tradicionalë PA, LZHK dhe PR dhe PBDNJ.

Ajo që bie në sy, është që demokratët nuk kanë ndihmuar LSI për formimin e një grupi parlamentar e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.

Grupet opozitare në parlament do të jenë

1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë

2. Grupi i Aleancës për Ndryshim

3. Grupi per Demokraci dhe Integrim

ne perditesim…

Artikulli paraprak(VIDEO) MERKEL NIS VIZITËN NË BALLKANIN PERËNDIMOR, VUÇIÇ E PRET ME LULE NË SERBI
Artikulli tjetërNIS SEANCA E PARË PLENARE E DREJTUAR NGA LINDITA NIKOLLA, JA VENDIMET QË PRITET TË MERREN