
1 muaj para zgjedhjeve, sot më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin “Skëndërbej”, në orën 18.00 me masa anti-COVID, ku do të jenë të pranishëm të 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet.
Edhe PD do qëndrojë në Tiranë në çeljen e fushatës që do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” në orën 17:30, pra vetëm me 30 minuta diferencë. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të pandemisë që ka “pushtuar” vendin prej më se 1 viti.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë publikuar ditën e sotme spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit.
“Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/272107844383566/?__cft__[0]=AZWQREl9KVJVpJIrtrzTZUIjYjQCejeJkeMNsjQrua5wD36P29uHkazOvl3ELt-mo6doYoo-DRkiMnC7IY-yp7Q53X_C_aWBax6qI5Vtm76W3jx7vLHXznG0ch2zQsRM7QdWcWoRIDyNDq7ss3Zm_F72vv5qZA6QvmUl9bEj2iSfTA&__tn__=%2CO%2CP-R
Nga ana tjetër, Basha ka shkruar shkurt, me bindjen se do të fitojnë.
“Së bashku do të fitojmë”, shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/4049275258456958?__cft__[0]=AZVJjqBud-4Jzh4p02uxcsvh1vTzP4H4vApg5RmmlqP9BjRJa11RzruUE0Caf06mP-iAdwrh7cr575Rjbici7OQfqtqxMN_uYckxQ_W-rQ8fZSxD6dhosnkDee2EBye8y0FlIveQdV9bJK0qJKS-izvDntwdVwuNHRjHibEr7wUAiA&__tn__=%2CO%2CP-R






