PS fitoi thellë dhe me rezultat përtej pritshmërive zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke u konfirmuar në pushtet për herë të katërt. Socialistët morën 52.3% ose 784 826 vota në rang kombëtar, të cilat përkthehen në 83 mandate në Kuvendin e ardhshëm. PD mbetet sërish në opozitë pasi të dielën mori vetëm 34% të mbështetjes ose 508 961 vota. Por teksa numërimi brenda vendit ka përfunduar në 5225 qendrat e votimit në të gjithë vendin, te Parku Olimpik i Tiranës po vijon procesi me votat e diasporës.

Deri tani janë numëruar rreth 90 mijë vota të ardhura me zarfe nga jashtë. Rezultati paraprak mbetet në favor të socialistëve. PS kryeson me 54.1% duke marrë deri tani 51 555 vota. Ndërsa PD ka siguruar 28.4% ose 27 065 vota.

Më poshtë vijnë “Nisma-Shqipëria Bëhet” me mbi 8 mijë vota dhe “Mundësia” me 3.6% të votave të diasporës.

Rezultati i diasporës

1.PS – 51 555 vota (54.1%)
2.PD – 27 065 vota (28.4)
3.Nisma-Shqipëria Bëhet – 8026 vota (8.4%)
4.Mundësia – 3396 vota (3.6%)

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDON NUMËRIMI PËR KANDIDATËT NË KZAZ NR 4
Artikulli tjetërMORI MANDATIN E DEPUTETIT/ REAGON PËR HERË TË PARË ADRIATIK LAPAJ