Partia Socialiste e Shkodrës ka festuar rezultatin e arritur në Qarkun e Shkodrës, por edhe fitoren në rang kombëtar që i jep të drejtën të qeverisë e vetme për katër vitet e ardhshme.

Të pranishëm ne ketë atmosfere feste përveç anëtarëve të kësaj force politike kane qene edhe deputetet qe do te përfaqësojnë Shkodrën në parlamentin e ardhshëm, por jo vetëm.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij u shpreh se prezenca e tij në Shkodër dhe drejtimi i fushatës ishte një sfidë me vete por që në fund e bënë atë krenar më këtë rezultat të arritur.

Nga ana tjetër, Bushati nuk ka nguruar të thumbojë edhe kundërshtarët. Festa e Partisë Socialiste, ka zgjatur për disa orë në qendër të qytetit të Shkodrës pranë selisë rozë, duke mbledhur rreth vetes ato që besuan tek PS dhe Kryeministri Rama edhe për katër vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakURA E BUNËS PA TABELA ELEKTRONIKE
Artikulli tjetërELVIN BEQIRI:”U-19 GATI PËR CHAMPIONS LEAGUE”