
Të nderuar banorë të Shkodrës,
Sot, turisti politik foli qartë me zë dhe figurë, duke shpallur publikisht alibinë e humbjes madhështore që e pret, si atë vetë, ashtu edhe Partinë Demokratike.
Luciano Boçi po përpiqet t’i shesë Shkodrës një presion imagjinar, që vetëm ai dhe Partia Demokratike e perceptojnë, duke përmendur raste të njerëzve në detyrë, të cilët nuk janë penguar dhe shantazhuar në asnjë moment për të qënë pjesë e trupës zgjedhore të KQZ apo për tu privuar nga e drejta e tyre për të shprehur vullnetin politik ditën e zgjedhjeve.
I nderuar zoti Boçi, Bashkia Shkoder ka shpetuar nga situata ku nuk merrej vesh dallimi parti-shtet ne maj 2023 dhe këtë e kanë kuptuar sot shkodranët.
Sa i përket Qendrave të Votimit, ia sqarojmë turistit politik të PD-së në Shkodër se shkollat “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda”, janë në rikonstruksion të plotë. Ju nuk e dini këtë, sepse zor se i njihni edhe lagjet ku ndodhen këto shkolla. Janë pjesë e investimeve që po ndryshojnë Shkodrën – investime që ju nuk i bëtë në 30 vite qeverisje.
Megjithatë Ju sigurojmë se të gjithë janë të njoftuar në kohë në bazë të udhëzimeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe afashimeve publike në faqën ueb të Bashkisë Shkodër dhe pranë KZAZ-ve ku ju keni edhe përfaqësuesit tuaj!
I nderuar, të ftojmë të presësh i qetë humbjen e sigurt që Shkodra do të ofrojë më 11 maj. Ndërkohë, ftoj të gjithë banorët e Qarkut të marrin pjesë masivisht në votime, duke votuar numrin 5, Partinë Socialiste.
Faleminderit