Sekretariat i Etikës do të mblidhet ditën e nesërme në orën 9:00 për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

PS ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas incidenteve të krijuara ditën e sotme në Parlament.

Sipas grupit parlamentar të PS-së, veprimet e sotme në seancën plenare ishin të mirëorganizuara nga deputetët e PD-së.

Në kërkesen e tyre drejtuar Sekretariatit të Etikës, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetët, me masa nga 10 deri në 60 ditë përjashtim nga seancat dhe komisionet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFIONA PAPAJORGJI ZGJIDHET KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR