Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës të cilët janë në procedim nga policia pas përplasjeve të ndodhura jashtë dhe brenda Kuvendit në seancën e 18 dhjetorit. Kërkesa i është dërguar Byrosë së Kuvendit. Në lidhje me përjashtimin e 10 deputetëve, Ruçi tha sot se sapo të marrë zyrtarisht kërkesën do të procedohet sipas rregullores.

Ruçi: Sigurisht që unë kam pasur një kërkesë informale, jo zyrtare, sapo të më bjerë në dorë nëse kjo ekziston rregullorja ka të përcaktuar qartë afate konkrete kur mblidhet dhe sipas rregullores do të procedohet.

Deputetët e proceduar janë:

LSI

1-Monika Kryemadhi

2-Kejdi Mehmetaj

3-Florida Kërpaçi

4-Endrit Brahimllari

PD

1-Ervin Salianji

2-Flamur Noka

3-Genti Strazimiri

4-Klevis Balliu

5-Grida Duma

6-Edi Paloka

Ndaj tyre ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për prishje të rendit publik dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit, në seancën e votimit të kryeprokurores së përkohshme.

Artikulli paraprakAMBASADORI LU TAKON BASHËN
Artikulli tjetërTYMUESET NË KUVENDIN E SHQIPËRISË, XHAFERI: NUK PAJTOHEM ME DHUNËN