Familja e madhe socialiste në Shkodër do të udhëheqë fitoren në zgjedhjet lokale të pjeshme në 6 mars dhe Majlinda Angoni do jetë në krye të bashkisë Shkodrës . Kjo ishte garancia që socialistët e Shkodrës i dhanë Angonit gjatë takimit të zhvilluar me drejtuesit e organizatave.

Mbështetje maksimale dhe garanci për shumë punë për Shkodrën pas 6 marsit dhanë dhe ministrja Edona Bilali dhe deputeti Benet Beci që cilësuan Majlinda Angonin si figurën ideale për t’i kthyer Shkodrës dinjitetin.

Me energjinë dhe mbështetjen e PS, do të bëjmë më të mirën për të ardhmen e Shkodrës sonë , u shpreh Angoni.